Vendosni fjalën kyçe....

Protesta për rastin “Monstra” në Maqedoninë e Veriut, lëndohen 7 policë dhe shoqërohen 8 qytetarë


Shtatë policë të lënduar dhe 8 shoqëruar në polici është bilanci i protestave të sotme për rastin “Monstra”, konfirmojnë nga MPB-ja.

Paralajmërimi për protestën kundër vendimit gjyqësor për rastin “Monstra”, rriti dukshëm edhe masën e sigurisë në qytet. Policë, të të gjitha njësiteve, të përgatitur si për gjendje lufte ishin vendosur kryesisht për rreth qendrës tregtare “Mavrovësja”, në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe në rrugët, të cilat duhet të kalonin protestuesit. Rrugët kryesore ishin të mbyllura për qarkullim. Ndërsa protestuesit afroheshin, policia shtoi dukshëm përforcimin.

Pas përshkallëzimit të situatës, në disa raste në ndihmë të lënduarve u erdhi auto-ambulanca.

Protestuesit kërkuan që policia të hap kordonin. Kishte disa tentime për përleshje me policinë. Për qetësimin e masës ndërhynë edhe deputetët që ishin prezent në protestë.

Këshilli organizativ e cilësoi si diktaturë kufizimin e protestës.

Përleshja mes protestuesve dhe policisë vazhdoi edhe disa minuta pas tërheqjes së turmës.

Marshit protestues përveç qytetarëve, familjarëve të të dënuarve për rastin “Monstra”, iu bashkuan edhe familjarë të Almir Aliut nga Kumanova dhe familjarë të të dënuarve në rastin “Alfa”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *