Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Basha një kukull në duart e Berishës, mandatin e tretë s’e dua për vete


Kryeministri Rama e ka quajtur kreun e PD-së një kukull në duart e ish-kryeministrit Berisha.

Në një intervistë në televizionin e tij, ERTV, kreu i qeverisë tha se me dyshen e lartpërmendur e LSI-në vendi nuk mund të ecë para por vetëm prapa.

“Lideri i ri në thonjëza ka në biografinë e tij tramvajin Tiranë-Kamëz dhe nga ana tjetër është e njëjta frymë dhe familje politike ku pjesa që e përfaqësonte atë në një formë më besnike ndaj traditës së vetë është eleminuar. Aty është një mishmash i vërtetë dhe natyrisht ai që ishte me këtë nuk janë e njëjta gjë. Ai ishte gogoli i shtëpisë, ky është një kukull. Një kukull në duart e gogolit dhe duke pasur mama dhinë te dera nuk bëhet fjalë për të zgjedhur një alernativë, por për t’u kthyer pas. I kanë pasur të gjitha mundësitë dhe nuk mund të fitojnë besimin e shqiptarëve.” – tha Rama.

Ai shtoi më tej se vendi mori dy goditje të rënda si tërmeti e pandemia, ndërsa theksoi se mandati ui tretë i duhet për të mbyllur punët që kanë nisur e duhen përfunduar.

“Ka shumë arsye pse njeriu mund të jetë i stresuar dhe ne kemi kaluar dy goditje shumë të rënda. Tërmeti s’ishte goditje vetëm për ata që e pësuan, por për të gjithë vendin. Pastaj pandemia ka shtrënguar hapësirat e lëvizjes, të zhvillimit dhe të përfytyrimit të së nesërmes. Mandati i tretë s’është për mua për këtë grup njerëzish që administrojnë këtë përgjegjësi të madhe, për ata që duan që punët të mbarojnë. Nëse punët mbeten në mes Shqipëria kthehet shumë pas dhe punët s’mund t’i kryejë askush tjetër.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *