Vendosni fjalën kyçe....

Si ranë nipat e Hitlerit robër të sovjetikëve


Hitleri ofroi të shkëmbente njërin prej tyre me djalin e Stalinit, i cili ra në duart e gjermanëve në fillim të luftës. Por lideri Sovjetik refuzoi prerazi.

Heinz Hitleri

Adolf Hitleri kishte një marrëdhënie mjaft të tensionuar me gjysmë vëllain e tij, Alois Hitler Jr. Nga ana tjetër, ai kishte shumë dashuri për djalin e këtij të fundit Heinrich (Heinz).

Heinz Hitler

Një nacional-socialist i guximshëm, Heinz Hitleri ëndërronte të ndiqte hapat e xhaxhait të tij të famshëm. Me ndihmën e tij, Heinz u regjistrua në Institutin Kombëtar Politik të Edukimit (Napola) në Ballenstedt, një akademi elitare për udhëheqësit e ardhshëm të Partisë Naziste dhe të SS-së (Schutzstaffel- Organizata kryesore paraushtarake naziste). Sidoqoftë, ky ishte favori i vetëm. Hitleri donte që Heinz të arrinte gjithçka vetë.

Në vitin 1941, 21-vjeçari Heinz, një nënoficer i Regjimentit të Artilerisë së 23-të të Potsdamit, mori pjesë në pushtimin e Bashkimit Sovjetik, për të cilën atij iu dha çmimi i Kryqit të Hekurt.

Të burgosurit gjermanë pranë Moskës

Sidoqoftë, Hitleri më i ri ishte jetëshkurtër. Më 10 janar 1942, gjatë një kundërsulmi të madh të Ushtrisë së Kuqe në Moskë, ai u kap në rajonin Vyazma.

Dihet shumë pak për fatin e mëvonshëm të nazistit të ri. I identifikuar si një i afërm i armikut numër një të Bashkimit Sovjetik, Heinz Hitler u dërgua në burgun Butyrka të Moskës, ku vdiq më 21 shkurt. Kjo nuk dihej në Gjermani, ku ai ishte renditur si i zhdukur.

Leo Raubal

Leo Raubal

Më me fat ishte një tjetër i afërm i Hitlerit, djali i gjysmë motrës së tij Angela Raubal, Leo Rudolf Raubal Jr.

Ndryshe nga Heinz, Leo, pavarësisht se ishte anëtar i Partisë Naziste që nga viti 1932, nuk mbajti një marrëdhënie kaq të fortë me politikën. Sidoqoftë, xhaxha Adolfi e konsideronte atë nipin e tij të preferuar dhe shpesh kalonte kohë me të.

Menjëherë pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, 32-vjeçari Leo, një menaxher në një fabrikë çeliku në qytetin austriak të Linz, u fut në ushtri duke u bashkuar si një toger në trupat inxhinierike.

Marshalli Friedrich Paulus dhe stafi i tij u zunë rob në Stalingrad

Në fund të vitit 1942, Raubal u gjend në Stalingrad së bashku me Ushtrinë e 6-të, të shkëputur nga forcat kryesore gjermane. Komandanti i tij, Friedrich Paulus, sugjeroi që Leo i plagosur të dërgohet me avion në shtëpi. Sidoqoftë, Hitleri refuzoi, duke thënë se si oficer ai duhet të qëndronte me njerëzit e tij.

Më 23 janar 1943, ai u kap nga trupat sovjetike. Në fillim, asgjë nuk dihej për lidhjet e tij familjare. Ishte vetë Leo që e shprehu për herë të parë dhe fjalët e tij u vërtetuan nga oficerë të tjerë të kapur.

Togeri Raubal u dërgua në Moskë për t’u marrë në pyetje. Atje, ai dha informacione të hollësishme rreth të afërmve, zakoneve, rutinës së përditshme dhe interesave të xhaxhait të tij, duke përfshirë rrethin e ngushtë të Hitlerit, duke theksuar shkallën e ndikimit që secili kishte tek ai. Ky informacion rezultoi shumë i dobishëm pas luftës, kur disa prej tyre u kapën nga Bashkimi Sovjetik.

Djali i parë i Josef Stalinit, Yakov Dzhugashvili

Përmes ndërmjetësve, Hitleri ofroi të shkëmbejë nipin e tij të dashur me komandantin e baterisë së artilerisë Yakov Dzhugashvili, djali i Joseph Stalinit, i cili kishte qenë rob i gjermanëve që nga korriku i viit 1941. Udhëheqësi Sovjetik refuzoi prerazi.

Në vitin 1949, pavarësisht se nuk kishte asnjë provë për ta fajësuar, Leo Raubal u dënua si një kriminel lufte me 25 vjet në Gulag për mbështetjen e politikës agresive kriminale të Hitlerit dhe përfshirjen në krimet e Ushtrisë së 6-të të kryera në tokën Sovjetike.

Gjyqet e Nurembergut

Në vitin 1955, pas një peticioni nga Kancelari i Gjermanisë Perëndimore Konrad Adenauer, mijëra kriminelë gjermanë të luftës u liruan nga robëria Sovjetike. Midis tyre ishte dhe Raubal. Ai u kthye në vendlindjen e tij në Linz, ku punoi si mësues i kimisë derisa vdiq në vitin 1977.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Russia Beyond/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *