Qindra nxënëse dyshohet se janë rrëmbyer në shtetin veri-perëndimor të Zamfara-së në Nigeri.
Një mësues i tha BBC-së se të paktën 300 studente nuk u gjetën pas një sulmi të ndodhur të Premten në mëngjes nga persona të armatosur.
Një zëdhënës i guvernatorit të shtetit ka konfirmuar sulmin por nuk ka dhënë detaje. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një rrëmbim masiv në shkolla në Nigeri, madje rasti më i fundit ka ndodhur pak javë më parë.
Bandat e armatosura shpesh i rrëmbejnë nxënësit për të marrë shpërblime.
Sulmi i së premtes ndodhi në orën 01:00 pas mesnate, kur një grup i armatosur mbërritën në Shkollën e Mesme të Vajzave në qytetin Jangebe me automjete dhe motorë.
Disa nga personat e armatosur ishin veshur si forca qeveritare të sigurisë, e sipas raporteve ata i detyruan vajzat e shkollës në automjete.
Por dëshmitarë të tjerë i kanë thënë BBC-së se burrat e armatosur mbërritën në këmbë në shkollë.
Prindërit e shqetësuar janë mbledhur jashtë shkollës dhe disa kanë dalë për të kërkuar vajzat e tyre, thonë dëshmitarët.
Një mësues i tha BBC-së se nga 421 nxënës që kishin qenë në shkollë në atë kohë, vetëm 55 ishin zhdukur, që do të thotë se më shumë se 300 prej tyre besohet se janë rrëmbyer.