Teuta dhe Kukësi zhvilluan një sfidë me plot gola ditën e sotmë në “Niko Dovana” e cila përfundoi në barazim 2-2.
Skuadra durrsake mbylli pjesën e parë në epërsi falë 11-metërshit të Bregut. Eze barazoi përkohësisht po nga pika e penalltisë, por vetëm dy minuta më pas Bregu gjeti sërish rrugën e rrjetës për golin e dytë të Teutës.
Shpresat e vendasve për fitore u shuan vetëm katër minuta nga fundi I kohës së rregullt, kur Tsintsadze vulosi barazimin për këtë ndeshje.