19 persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19. Nga 3957 testime të kryera së fundmi janë zbuluar 986 raste të reja me koronavirusin e ri.
Në katër spitalet covid në Tiranë dhe në dy spitale rajonale janë shtruar 647 pacientë nga të cilët 41 janë në terapi intensive me 9 të intubuar.
Viktimat janë 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89 vjeç.
Për sa u përket vaksinimeve, ministria njofton se ditën e sotme janë kryer 1331 të tilla duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 12.467.