Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për përdhunim brenda zyrës së saj, shtrohet në spital ministrja australiane


Ministrja Australiane e Mbrojtjes, Linda Reynolds, ka marrë papritur pushim mjekësor, ndërsa ishte gati të përgjigjej në pyetjet në lidhje me pretendimet e një punonjëseje të re se ajo ishte përdhunuar nga një koleg mashkull brenda zyrës së ministres.

Sipas një deklarate në faqen e internetit të Departamentit të Mbrojtjes, Reynolds është shtruar në një spital të Canberra ‘si masë paraprake’ me këshillën e kardiologut të saj, duke qenë se ka vuajtur më herët nga zemra.

Deklarata nuk specifikoi sa kohë do të qëndrojë Reynolds në spital. Në të thuhet se kryeministri Scott Morrison foli me të dhe i uroi asaj një shërim të shpejtë.

Sipas raporteve të medias, ai gjithashtu foli me kardiologun e saj. Në anëtare e stafit të saj, Brittany Higgins, pretendon se ajo u përdhunua nga një koleg mashkull në vitin 2019, kur ajo ishte një këshilltare për media e qeverisë.

Ajo tha se, pas një nate jashtë për të pirë me bashkëpunëtorët, një burrë ofroi të merrte një taksi me të. Por në vend që ta linte Higgins në shtëpi, ai e çoi gruan e re në Parlamentin e Canberra, ku ndodhen të dy dhomat e parlamentit të Australisë dhe zyra e Kryeministrit.

Higgins tha se ajo u përdhunua brenda zyrës së Reynolds. Gruaja u zbulua nga një roje sigurie ndërsa ajo ishte shtrirë në një divan gjysmë e zhveshur pasi burri ishte larguar.

Ish-personeli tha që incidenti fillimisht u trajtua si një shkelje e sigurisë. Ajo ua raportoi përdhunimin e pretenduar eprorëve dhe policisë, por fillimisht zgjodhi të mos bënte një ankesë zyrtare, sepse donte të mbronte ‘punën e saj të ëndrrave’ dhe Partinë Liberale në pushtet në prag të zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *