Deputeti i opozitës parlamentare, kreu i Partisë Konservatore, vijon të publikojë së fundmi listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.
Në këtë listë, sipas arkitektit Titi Seranaj, Gjuzi ka përfshirë edhe një emër, që ka ndërruar jetë rreth katër muaj më parë.
Ai shkruan se bëhet fjalë për ish-arsimtaren Perika Xhuli, e cila ka qenë një nga mbështetëset e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ka ndërruar jetë më 27 tetor 2020.
“TRAGJIKOMEDI!
Perika XHULI kandidate për deputete në listën e Kujtim Gjuzit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Perika XHULI ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020. Një pensioniste e cila kishte punuar në arsim dhe që vinte pothuaj çdo natë në sheshin e Teatrit. Ishte mbështetëse e kauzës dhe një qytetare e nderuar.
I dedikuam një shkrim ku i shprehëm familjes dhe të afërme dhe miqëve të saj ngushëllimet tona të sinqerta.Ishte një humbje e madhe edhe për ne dhe kauzën e Teatrit…Kujtim Gjuzi, o i paftyrë, o idiot, o maskara…Yyyyt. Jashtëqitje kombëtare. Çfarë të thuash..tmerr!” – shkruan ai në Facebook.