Vendosni fjalën kyçe....

Arkitekti e quajti jashtëqitje kombëtare, Gjuzi i publikon komunikimin në Facebook: Po punojmë për të larguar hienat si Seranaj (Video)


Kujtim Gjuzi i është përgjigjur arkitektit Titi Seranaj, pasi ky i fundit e denoncoi në Facebook se kishte vënë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit emrin e një ish-arsimtareje që kishte ndërruar jetë që në tetor 2020.

Teksa u kërkon ndjesë familjarëve të saj, Gjuzi shkruan se bëhet fjalë për një gabim njerëzor të administratës.

Ai më pas publikon komunikimin e tij me Titi Seranajn në Facebook, ku ky i fundit e uron Gjuzin për përfaqësimin dinjitoz në Parlament dhe e këshillon të godasë vetëm kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Ruçi e numrin dy të PS-së, Balla.

Gjuzi e shoqëron videon me një mesazh ku thekson se po bën çmos të largojë hienat si Seranaj.

“Arkitekti Seranaj pasi lavderon dhe konsideron “vella” Deputetin GJUZI perfiton publicitet me nje gabim njerezor te Administrates “PKKA” 

v.o Te jesh arkitekt?!  Ti thuash dikuj Vella?!  Tu “ngulesh thiken” pas shpine vellezerve per pak PUBLICITET ne FB, vetem nje i c’fazuar tip Shaban QOSE  mund ta bente ne kohen…. Ama ne kohen e diktatures se dajo kryeministrit vrases nga CO RRUSHI i seres mund ta beje.

P.S. Ndiqe VIDION Mundet te keshillonte se po punojme orar pa orar per te larguar Hienat tip Ser anaj.

Reagim. Administratore e re e faqes se Deputetit. M.P.” – shkruan Gjuzi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *