Vendosni fjalën kyçe....

Biden paralajmëron Iranin pas sulmeve në Siri: Ki kujdes


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka paralajmëruar Iranin që të tregohet “i kujdesshëm” pas sulmeve të amerikanëve  në Siri.

“Ju nuk mund të veproni pa u ndëshkuar.”– tha Biden para gazetarëve në Hjuston, kur u pyet se çfarë mesazhi po përpiqej t’i dërgonte Teheranit duke urdhëruar sulmin ajror, të kryer të enjten vonë, që goditi një kompleks në Boukamal, në anën siriane të kufirit me Irakun.

“Kini kujdes.”– shtoi ai, citon VOA.

Komentet e presidentit vijnë gati 24 orë pasi SHBA-të hodhën shtatë bomba duke shkatërruar nëntë objekte dhe duke dëmtuar rëndë dy të tjera në Siri. Irani reagoi ashpër pas sulmeve të SHBA-së në Siri, duke thënë se nxisin terrorizmin në rajon.

Zyrtarët e administratës e kaluan pjesën më të madhe të ditës duke mbrojtur sulmin, duke argumentuar se ishte i nevojshëm për të mbrojtur forcat amerikane në rajon pas një serie sulmesh me raketa, përfshirë dy të ndodhura në dy javët e fundit në Irbil dhe Bagdad.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *