Vendosni fjalën kyçe....

Infektohet me koronavirus arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra dërgohet në Itali


Është infektuar me Covid-19, arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra. Zyra e Konferencës Ipeshkvore Shqiptare ka treguar në një njoftim për mediet se Massafra ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, përpos disa simptomave tipike të këtij virusi, sikurse është temperatura.

Megjithatë ai do të dërgohet për mjekim më të specializuar drejt Italisë.

“Pas disa shqetësime shëndetësore, me simptoma virusi Covid-19, si dhe pas ekzaminimeve më të specializuara, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga virusi në qarkullim, Sars Covid- 19.

Aktualisht gjendja shëndetësore e tija paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptoma tipike të këtij virusi, sikurse është ajo e temperaturës.

Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).”– thuhet në njoftim.

Konferenca Ipeshkvore Shqiptare thotë se në ditët e ardhshme, do të njoftojë më tej për ecurinë e mjekimit të arqipeshkvit të Shkodrës në Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *