Vendosni fjalën kyçe....

Irani: Sulmet e SHBA-ve në Siri inkurajojnë terrorizmin në rajon


Irani beson se sulmet ajrore të së premtes nga SHBA-ja kundër milicive të mbështetura nga Irani në Sirinë lindore, inkurajojnë terrorizmin në rajon.

Kështu ka deklaruar sot zyrtari më i lartë i sigurisë i Iranit, Ali Shamkhani.

Uashingtoni tha se sulmet në pozicionet ku qëndronte grupi paraushtarak Kataib Hezbollah (KH) përgjatë kufirit me Irakun, ishin si përgjigje kundër sulmeve me raketa që janë bërë kundër objektivave të SHBA-ve në Irak.

“Veprimi i fundit i Amerikës forcon dhe zgjeron aktivitetet e Daesh-it terrorist (Shteti Islamik) në rajon.”– tha Shamkhani, Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. “Sulmi ndaj forcave të rezistencës anti-terroriste është fillimi i një raundi të ri të terrorizmit të organizuar.”- vazhdoi ai, citon Reuters duke iu referuar medieve lokale.

Ministri i Jashtëm irakian Fuad Hussein, ndodhet në vizitën e tij të dytë në Iran brenda një muaji. Ai u takua me homologun e tij iranian Mohammad Javad Zarif.

Huseini është në Iran “për të diskutuar zhvillimet rajonale, duke përfshirë mënyrat për të balancuar marrëdhëniet dhe për të shmangur tensionin dhe përshkallëzimin” me zyrtarët iranianë, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme irakene.

Një zyrtar i milicisë irakiane afër Iranit tha se sulmet vranë një luftëtar dhe plagosën katër të tjerë.  Shamkhani tha “ne do të përballemi me planin e SHBA-ve për të ringjallur terrorizmin në rajon”, por nuk dha hollësira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *