Pas videos së para pak ditëve me këngën e Dua Lipës, kreu i PD-së ka shpërndarë një tjetër videomesazh.
Në të shfaqen disa të rinj të pakënaqur me ushqimin në restorant, kufjet e blera në dyqan apo qeverinë dhe mesazhi që jep kreu i PD-së është se nëse qytetarëe nuk u pëlqejnë drejtuesit duhet t’i ndërrojnë ata.
“Ndërrojini! Kurrë mos e humbni shpresën për Shqipërinë! Nuk jeni të kënaqur me drejtuesit? Ndërrojini!” – shkruan Basha.