Vendosni fjalën kyçe....

Policët ndalojnë rastësisht 34-vjeçarin në Thumanë, ai sapo e kishte vjedhur makinën në Shijak


Foto ilustruese

Efektivët e Policisë Rrugore të Durrësit, kanë mbetur të habitur mëngjesin e sotëm, kur kanë ndaluar rastësisht për kontroll një mjet tip “Toyota”.

Makina që ata kishin ndaluar, rezultonte që sapo ishte vjedhur në Shijak.

“Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Durrës, kanë ndaluar në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një mjet tip ‘Toyota’, me drejtues shtetasin F. S., për kontrroll dokumentacioni.

Pas verifikimeve rezultoi se ky mjet ishte vjedhur rreth orëve të para të mëngjesit në një pikë shitje të automjeteve në Shijak, në pronësi të shtetasit D. P., i cili kishte bërë kallëzim për mjetin e vjedhur.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë arsye u vu në pranga personi që po drejtonte makinën, me inicialet G.S, 34-vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *