Policia në Kukës ka ndaluar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër pas një konflikti me një person tjetër për vendin e parkimit.
Përmes një njoftimi për mediet, policia e Kukësit se ka qenë një telefonatë që ka sinjalizuar konfliktin mes dy personave dhe është nisur në vendin e ngjarjes, në lagjen NR.1 në Kukës.
Më pas është vënë në pranga 18-vjeçari me inicialet G.SH, pasi dyshohet se ka qenë ai që ka qëlluar me armë në ajër.
“Forcat ‘Shqiponja’ kanë vlerësuar informacionin dhe kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës.
Shtetasi G. Sh., në lagjen nr. 1 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti për vendin e parkimit, me shtetasin Xh. Sh., ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë e dyshuar zhurmuese.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e llojit tip pistoletë e dyshuar zhurmuese, si dhe një gëzhojë. Shtetasi G. Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.”– njofton policia.