Vendosni fjalën kyçe....

S’ka qetësi në Barcelonë pas arrestimit të artistit, protesta për të nëntën ditë radhazi (Video)


Trazirat kanë vazhduar në rajonin spanjoll të Katalonjës për natën e nëntë radhazi, ndërsa demonstruesit shprehin zemërimin e tyre për arrestimin e reperit Pablo Hasel, i cili ndodhet në burg për fyerjen e monarkisë dhe lavdërimin e terrorizmit në Twitter.

Protestuesit goditën policinë me shishe dhe gurë në qytetin Vilanova i La Geltrú, në provincën e Barcelonës, sipas një deklarate të policisë spanjolle.

Policia u bëri thirrje protesuesve të shpërndaheshin, thirrje që ra në vesh të shurdhër.

Protestat u zhvilluan gjithashtu në qytetin katalan të Manresa në veri të Barcelonës, ku turmat u mblodhën pranë një stacioni policie dhe thuhet se hodhën gurë ndaj makinave të policisë.

Më shumë protesta u mbajtën në Barcelonë. Sidoqoftë, shumica e trazirave ishin dukshëm më paqësore se netët e mëparshme në kryeqytetin katalanas, me mbështetësit pro-Hasel që u filmuan duke kënduar e duke duartrokitur.

Më shumë se 110 persona janë arrestuar gjatë protestave të nëntë ditëve të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *