Vendosni fjalën kyçe....

U tha se Angela Merkel nuk do të bëjë vaksinën, por citimi i saj u nxorr nga konteksti


Kancelarja gjermane Angela Merkel u përfol se ka refuzuar të kryejë vaksinën e firmës Astra Zeneca, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Lajmi që Merkel nuk kishte pranuar të bënte vaksinën dolën nga shtypi britanik, që thoshte se Merkel “refuzoi” të dozën e vaksinës së prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe gjigandi farmaceutik AstraZeneca, pavarësisht se qeveria e saj kishte marrë “1.4 milion doza që nuk po përdoren në Gjermani”.

Shumë raporte cituan një intervistë që kancelarja dha me gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

intervistë, Merkel tha: “Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca”. Pra nuk e kishte bërë vaksinën, por kjo nuk do të thotë se ajo e ka refuzuar atë.

Qeveria gjermane deklaron se vetëm ata njerëz që bëjnë pjesë “në grupin me përparësi të lartë që janë të moshës midis 18 dhe 64-vjeç”, mund të marrin vaksinën AstraZeneca.

“Të gjithë autoritetet na thonë se kësaj vaksine mund t’i besohet.”– tha Merkel, e cila është dy vjet më e vjetër se pragu i sipërm i rekomanduar.

Prandaj, organizatat e lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar, nxorrën citimet e saj nga konteksti për të tingëlluar sikur ajo nuk donte të bëntë vaksinën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *