Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Sukth, ndërron jetë në spital 16-vjeçari


Foto ilustruese

Ka ndërruar jetë në spital një nga të miturit e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në Durrës.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. O., 16 vjeç, i cili ndërroi jetë pas disa orësh në spital.

“Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç.”– njofton policia.

Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, “u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”

Aksidenti i rëndë ndodhi dje rreth orës 18:00, në Sukth, ku u përplasën dy automjete. Për pasojë, u lëndua njëri prej drejtuesve me tre të rinjtë që kishte në automjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *