Sikurse çdo fundjavë tjetër, është kthyer në zakon që të presim postimin e radhës të zonjës Aurela Basha, për bashkëshortin e saj që kërkon të bëhet kryeministri i ardhshëm.
Gruaja e Lulzim Bashës ka publikuar sot në “Instagram” një foto ku shfaqet sëbashku me të shoqin brenda një makine, e shoferi me duart në timon është kreu i PD-së.
“Një pasdite të këndshme të gjithëve”- shkruan zonja Basha krahas fotos, ku duket sikur po arratisen për një fundjavë romantike. Në këtë foto, Basha shfaqet pa kostumin serioz të kreut të opozitës dhe me një kapele në kokë.
View this post on Instagram
Por është pikërisht timoni që ka tërhequr vëmendjen e komentuesve të parë, të cilët i shkruajnë Bashës: “O Lulo e paske marrë timonin”, apo “kujdes me timonin kryetar, mos bëhesh si ai gjatoja”, duke kujtuar kështu tetorikat e përdorura nga kryeministri Edi Rama në fushatën e kaluar për timonin dhe tepsinë.
Gruaja e kryeopozitarit kohët e fundit është bërë mjaft aktive në rrjet, duke ngjallur shpeshherë dhe debate në studio televizive, për PR-in që po i bën bashkëshortit të saj përmes “Instagramit”. E më e bujshmja ishte videoja ku kryetari i PD-së shihej duke gatuar në shtëpi. Por nuk mbetet pas as fotoja ku Basha i lexon vajzës së saj të vogël një libër.