Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i PAA-së: Shoqëruesit e ministres Gjonaj shpërndanë legalizime për vota, SPAK-u të hetojë


Nënkryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Arben Tafaj ka bërë një denocim sot për shpërndarjen e legalizimeve kundrejt votës, në prag të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Tafaj thotë se shoqëruesit e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj kanë shpërndarë ditën e djeshme 12 legalizime në njësinë administrative nr.7, në këmbim të votave.

 “Bandat e rilindasve hajdutë janë hedhur në sulm për të vjedhur votat e shqiptarëve.

Shoqëruesit e ministres së Drejtësisë Gjonaj kapen me ‘presh në dorë’ në një krim elektoral.

Në 27 shkurt Ministria Gjonaj shpërndan në njësinë administrative nr. 7 për blerje vote 12 legalizime.

PAA po paraqet sot me prova konkrete krimin elektoral të rilindasave hajdutë të votave, parave dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Me makinat e ministres Gjonaj, me shoqëruesit e ministres Gjonaj dhe ndoshta edhe me vetë ministren Gjonaj të strukur brenda makinës së saj, dje hajdutë të votave të Dibrës të dënuar me vendim gjykate –janë parë duke shpërndarë leje legalizmi në këmbim të votave.

Ky nuk është një rast i vetëm. Vjedhja e votave nëpërmjet angazhimit të bandës kriminale në Dibër dhe në Durrës, e bëri qeverisjen e vendit më të keqe, i varfëroi më shumë shqiptarët dhe ju vrau atyre shpresën dhe perspektivën për të ardhmen europiane.”- shprehet nënkryetari i PAA-së.

Tafaj i bën thirrje SPAK –ut që të veprojë menjëherë duke bllokuar të gjithë regjistrat e dhënies së lejeve të legalizimit pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve.

 “Rasti konkret përbën një krim elektoral. SPAK duhet të veprojë menjëherë duke bllokuar për hetim të thelluar të gjithë regjistrat e dhënies së lejeve të legalizimit pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve. Ҫdo vendim i marrë nga ҫdo rilindas hajdutë dhe të pa shpresë, ҫdo qindarkë e harxhuar nga qeveria dhe kryetarët e bashkive, ҫdo punësim abuziv në ҫdo institucion dhe kompani publike në shkëmbim të votave, duhet të hetohet si krim elektoral. Askush nuk mund të shpresojë për një Shqipëri më të mirë me qeveritarë si të ҫetës së ‘Ali Baba-së me 40 hajdutë’. Ne nuk mund të ndalim varfërinë tonë shpirtërore dhe materiale duke toleruar vjedhjen e votave dhe të shpresës. PAA i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të partnerëve tanë strategjikë dhe institucioneve ndërkombëtare që jo të mbajnë shënime për raportet pas zgjedhjeve por të imponojnë respektimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të dënojnë publikisht ҫdo tendencë të vjedhjes së votave duke luftuar krimin elektoral që po ndodh, të ndihmojnë realisht Shqipërinë dhe shqiptarët në luftën kundër kësaj bande qeverisëse.”- shton Tafaj në denoncimin e tij.

Mes të tjerash, Tafaj i bën thirrje ҫdo votuesi shqiptar të “mos ja shesë integritetin dhe votën e tij asnjë partie politike të majtë apo të djathtë”, por të votojë i lirë.

Po ashtu iu bëri thirrje votuesve dhe shoqërisë civile të denoncojnë në kohë dhe me prova konkrete ҫdo akt të shitblerjes së votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *