Vendosni fjalën kyçe....

Dita më vdekjeprurëse e protestave kundër grushtit të shtetit në Mianmar, flitet për nëntë viktima ose më shumë


Kjo e dielë është dita më vdekjeprurëse e protestave kundër grushtit të shtetit në Mianmar.

BBC raporton se policia ka qëlluar mbi protestuesit duke vrarë të paktën nëntë veta.

Vdekjet u raportuan në qytetet e Yangon, Dawei dhe Mandalay, ku policia përdori armë, plumba gome dhe gaz lotsjellës për shpërndatjen e protestuesve.

Çfarë po ndodh?

Aktivistët, mjekët dhe punëtorët mjekësorë i thanë BBC-së se të paktën nëntë njerëz ishin vrarë të dielën.

Ndërkohë shifrat në raportet ende të paverifikuara në mediat sociale ishin shumë më të larta, në disa raste më shumë se 20.

Dhjetëra të tjerë thuhet se janë plagosur gjatë protestave të sotme.

Në qytetin më të madh, Yangon, policia hapi plumba pasi gazi lotsjellës nuk arriti të shpërndajë protestuesit. Imazhet në mediet sociale treguan gjak në rrugë ndërsa njerëzit ndihmoheshin nga protestuesit e tjerë. Katër persona raportohet se kanë vdekur në këtë qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *