Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi me disa familje në Elbasan: Kudo shoh mjerim, pse na duhet ndryshimi më 25 Prill


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i cili është dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit për demokratër, ka zhvilluar sot një takim me banorë të këtij qyteti.

Gëzim e File Lulja, banojnë në lagjen Vullnetari dhe siç tregojnë dhe vetë i blejnë ushqimet me listë. Kjo pasi ata kanë mbetur pa punë, por edhe pa ndihmë nga ana e autoriteteve. Janë zhytur në borxhe dhe mezi ja dalin të shlyejnë detyrimin për dritat.

Arben Kabashi banon në lagjen 5 Maji, dhe ka vështirësi të mëdha, me të birin me probleme shëndetësore. Për këtë merr një kemp 100 mijë lekë në muaj. Dëshiron të punojë, por nuk gjendet një mundësi. Kushtet e jetesës janë të mjerueshme.

Në banesën e Nadires, në bodrumin e një pallati në lagjen “Beqir Dardha” pranë Stadiumit, përmes një televizioni të vjetër ka mbërritur propaganda, po asnjë nga mrekullitë e rilindjes. 65-vjeçarja jeton me të bijën e dy mbesat në kushte të rënda. Qeveria e Edi Ramës i jep 20 mijë lek të vjetra në muaj, dhe i faturon 30 mijë lekë drita. Bashkia nuk i ka shkuar për t’u kujdesur.

Gazment Bardhi i siguroi familjarët se programi i PD-së i përgjigjet realitetit dhe ofron zgjidhje për ta. Ai tha se për këtë arsye u duhet ndryshimi më 25 Prill, duke u kërkuar atyre që të votojnë për PArtinë Demokratike.

 “Kudo në Elbasan shoh mjerim dhe varfëri, prandaj na duhet ndryshimi në 25 Prill, që të kemi mundësi të jemi përkrah prindërve në nevojë. Do ta keni përkrah qeverinë. Nuk mund të jeni vetëm! Qeveria nuk mund të jetë krah 10 njerëzve që fusin lekët e shqiptarëve në xhep dhe kanë braktisur 3 milionë të tjerë. Edi Rama na premtoi 300 mijë vende pune, por i mbylli ato dhe hoqi njerëzit nga ndihma ekonomike. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, që jeta për atë që nuk gjen dot një punë të mos jetë kaq e veshtirë sa sot. Na duhet mbështetja juaj që pas 25 prillit të keni qeverinë në krah.”- tha Bardhi në takimet me familjet në nevojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *