Qeveria indiane njoftoi rregullore të reja mbi gjigantët e mediave sociale, të cilat do të hyjnë në fuqi brenda tre muajsh, si pjesë e fushatës së saj për të trajtuar “standardet e dyfishta” të këtyre kompanive në përmbajtjet që publikojnë ose bllokojnë.
Masat e reja do të ndikojnë kompanitë e mediave sociale, shërbimet e transmetimit dhe faqet e lajmeve në internet, duke u kërkuar atyre që të heqin përmbajtjen brenda 24 orëve nga depozitimi i një ankese.
Kompanitë gjithashtu do të jenë të detyruara ligjërisht të japin informacione në sistemin gjyqësor indian ose qeverinë e vendit duke përshkruar origjinën e postimeve.
Legjislacioni u paraqit nga qeveria pas dhunës së muajit të kaluar në Red Delhi’s Red Fort, kur fermerët protestuan për reformat bujqësore në vend.
Twitter fillimisht u pajtua me kërkesat e qeverisë për të hequr përdoruesit dhe postimet që përmendnin demonstrimet, ai më vonë u tërhoq dhe rihapi llogaritë e përdoruesve. Masa do vlejë edhe për rrrjetet e tjera sociale si Facebook, Instagram e Google.