Vendosni fjalën kyçe....

Jo vizitat që s’u lejohen, por tani as dushet – Më shumë se gjysma e të burgosurve në burgun belg infektohen me Covid-19


Të burgosurit do të kufizohen në qelitë e tyre në një burg belg pasi më shumë se gjysma e popullsisë së një institucioni doli pozitiv për Covid-19.

Pas përhapjes së shpejtë të koronavirusit midis 132 të burgosurve, janë vendosur masat e karantinës në burgun Namur.

Siç shkruan BBC, të burgosurit nuk do të lejohen të bëjnë shëtitje ose të përdorin dushet, por do të marrin një vakt të nxehtë dhe produkte higjene në qeli çdo ditë.

Sipas zyrtarëve, një nga të burgosurit ndodhet në spital për shkak të Covidit ndërsa janë infektuar gjysma e të burgosurve si dhe rreth 60 nga 115 anëtarët e stafit të institucionit.

Të gjitha vizitat janë pezulluar në strukturë dhe disa anëtarë të familjes së të burgosurve u mblodhën jashtë burgut të shtunën për të protestuar ndaj vendimit.

Belgjika ka qenë nën kufizime të forta për katër muaj me një shtetrrethim të vendosur gjatë natës. Pavarësisht kësaj, infeksionet kanë filluar të rriten përsëri me zyrtarët që konfirmuan të Premten se një variant më ngjitës i virusit (ai britanik) tani është bërë dominues.

“Javën e kaluar, ne vlerësojmë se 53 përqind e infeksioneve janë shkaktuar nga varianti i Mbretërisë së Bashkuar, kundrejt 38 përqind një javë më pare.”– tha virologu dhe zëdhënësi i qeverisë Steven Van Gucht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *