Vendosni fjalën kyçe....

Kirurgu amerikan merr pjesë në gjyq përmes “Zoom”-it, por ndërkohë po kryente një operacion (VIDEO)


Një mjek në Kalifoni ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore përmes “Zoom”it, deri këtu çdo gjë në rregull. Por ajo që është e pazakontë, është se ndërkohë që ai merrte pjesë në gjyq dhe i përgjigjej gjyqtarit, po kryente operacionin e një pacienti.

Scott Green ishte veshur me veshjen e zakonshme kirurgjikale kur u paraqit në gjyqin e tij virtual të enjten.

Kur u pyet nga gjykata nëse mundte dot të vazhdonte seancën, mjeku u përgjigj se”PO”. Por gjykatësi tha që kjo nuk do të ishte “e përshtatshme” dhe e shtyu gjyqin për një ditë tjetër.

Para seancës së Gjykatës Supreme të Sacramento-s, e cila u transmetua drejtpërdrejt në YouTube, një nëpunës gjykate siç citon BBC e pyeti kirurgun plastik: “Përshëndetje, z. Green? Përshëndetje. A jeni në dispozicion për gjykim? Duket sikur ju jeni në një sallë operacioni.”

Green u përgjigj: “Unë jam, zotëri. Po, unë jam në një sallë operacioni tani. Po, unë jam në dispozicion për gjykim. Vazhdoni përpara.”

Nëpunësi i tha mjekut se seanca po transmetohej drejtpërdrejt në internet, sepse kërkohet nga ligji që të jenë të hapura për publikun.

Pasi kirurgu konfirmoi se ishte në mes të kryerjes së operacionit dhe se ai do të ishte i lumtur të vazhdonte, gjyqtari Gary Link tha: “Unë nuk ndihem rehat për mirëqenien e pacientit nëse jeni në procesin e operimit që unë t’ju vë para gjyqit, pavarësisht nga fakti që oficeri është këtu sot”.

Por doktori këmbënguli se ishte në gjendje të vazhdonte, duke shtuar: “Unë kam një tjetër kirurg këtu që po bën operacionin me mua, kështu që unë mund të qëndroj këtu dhe t’i lejoj ata të bëjnë edhe operacionin”. Por gjyqtari nuk ra dakord duke e konsideruar këtë si ddicka të papërshtatshme.

“Unë nuk mendoj kështu, nuk mendoj se është e përshtatshme. Unë do të gjej një datë tjetër – kur nuk jeni i përfshirë aktivisht ose nuk merreni me nevojat e një pacienti.”

Bordi Mjekësor i Kalifornisë ka thënë në një deklaratë se do të shqyrtojë incidentin, duke shtuar se “pret që mjekët të ndjekin standardin e kujdesit kur trajtojnë pacientët e tyre”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *