Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kushi fiton betejën me Covidin: Për ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi është shëruar nga Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në Facebook, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një foto nga ku shihet se po bën shëtitje në Parkun “Rinia” të Elbasanit.

“Një shëtitje në Parkun ‘Rinia’ Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.”– shkruan ministrja.

Ajo u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm duke thënë se e ka provuar vetë se sa i rrezikshëm është ky virus.

“Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!

Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet inkurajuese që i janë dërguar gjatë këtyre ditëve!”– shkruan më tej Kushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *