Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti meksikan: SHBA-së i duhen të paktën 600 mijë më shumë punëtorë migrantë, kërkojmë një marrëveshje


Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha të shtunën se ai do të bënte presion për një marrëveshje me SHBA-në, për të marrë garanci ligjore për punëtorët nga Meksika dhe Amerika Qendrore kur të flasë me homologun e tij amerikan Joe Biden të hënën.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për rreth 600 mijë deri 800 mijë punëtorë të tjerë në vit. “Është më mirë të menaxhosh fluksin e migrimit, duke e legalizuar atë për të siguruar garanci për punëtorët, në mënyrë që ata të mos rrezikojnë jetën e tyre, kështu që të drejtat e tyre të njeriut të mbrohen.”– tha Lopez Obrador, citon Reuters.

Lopez Obrador dhe Biden pritet të zhvillojnë të hënën një takim virtual, ku do të diskutojnë mbi migrimin dhe rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

“Është më mirë që të arrijmë një marrëveshje të mirë.”– tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *