Qytetarët nga Kosova pasi kanë kaluar fundjavën në Shqipëri mbrëmjen e sotme janë kthyer në shtëpitë e tyre duke krijuar edhe radhë kilometrike.
Makinat kanë krijuar një radhë të gjatë në këtë doganë në hyrje të Kosovës.
Kjo radhë tregon se për shtetasit e Kosovës, zgjidhja e parë për ta është Shqipëria.
Kjo fundjavë ka favorizuar turizimin për shkak të temperaturave të larta dhe me motit me diell.