Vendosni fjalën kyçe....

Rama shfaqet si drejtuesi i një “programi televiziv” dhe u bën pyetje kandidatëve: “Cili është defekti më i madh në PS?”


Pasioni i  kryeministrit Edi Rama për kameran dhe shfaqjet shpaloset edhe njëherë tjetër. Ai tanimë nuk ka vetëm një televizion online “ERTV”, por sot u shfaq si moderator i një emisioni, ku prezanton dhe u jep apo ndërpret fjalën personazheve të reja që u janë bashkuar PS-së.

Ndërkohë krah tij si ndihmës apo “analistë”, shfaqen deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Rama u drejton pyetje kandidatëve të rinj të PS-së për deputetë, mbi idetë e qëndrimet e tyre, por po ashtu nuk ngurron t’u bëjë pyetje “provokuese”, si përshembull se cili është defekti më i madh i partisë së tij.

“Kush është defekti më i madh i Partisë Socialiste sipas teje. Thuaje troç”– pyet Rama me mikrofon në dorë një djalë të ri të quajtur Kabiri.

Ky i fundit u përgjigj: “Defekti më i madh i PS-së është përfaqësimi nga të rinjtë mendoj, brenda në Kuvend”. Të njëjtën pyetje, Rama vijoi t’ua bënte dhe kandidatëve të tjerë.

Rama edhe vetë e quajti vendin ku ata shfaqen për këtë prezantim, “studio apo hapësirë astronautike” ndërsa u la dhe kohë atyre “të ambjentohen me studion”./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *