Një shqiptar është plagosur me thikë dy ditë më parë në qendër të Barcelonës.
Mediet spanjolle shkruajnë se atentati ndodhi të premten rreth orës 12:30, në rrugën ‘Consolat del Mar’ në Barcelonë.
I plagosuri ishte një shtetas shqiptar, por nuk u bë me dije identiteti i plotë i tij. Ai u dërgua me urgjencë në spital e më pas u transferua në një qendër shëndetësore tjetër aty pranë për shërimin e tij.
Për momentin nuk ka pasur arrestime, por policia rajonale ka hapur një hetim për të sqaruar faktet dhe zbardhur ngjarjen.