A mund ta imagjinoni presidentin rus Vladimir Putin i cili duket mjaft serioz, të veshur ngjyra-ngjyra, apo me tuta? Russia Beyond sjell një koleksion fotografish të Putinit, para se ky i fundit të bëhej president dhe në veshjet e tij të dominonin kostumet zyrtare.
Në këto foto Putin shfaqet i veshur me xhuboks të ndritshëm apo me ngjyra, me pallto prej lëkurë deleje, orë të madhe apo me kapele. Kështu duket se para se të merrte detyrën e tij VIP, presidenti i ardhshëm me të vërtetë nuk ndryshonte shumë nga bashkatdhetarët e tij.
Pothuajse 50 vjet më parë, Putini i ri do të vishej si hipster. Në 1970, vitin kur mbaroi shkollën për kimi, ai shkoi në një festë. Atje, u fotografua duke kërcyer me shoqen e tij të klasës, Elena, në një apartament në Leningrad (tani Shën Petersburg).
Putini u takua me atë që do të bëhej më pas bashkëshortja e tij, Lyudmila-n, në vitin 1980 dhe i propozoi asaj për martesë tre vjet më vonë. Në atë kohë, ai tashmë ishte diplomuar në fakultetin juridik të Universitetit të Leningradit dhe po punonte për KGB-në, si dhe e kalonte kohën e lirë në shtëpitë e fshatit të disa të njohurve të tij.
Kështu dukej familja e re e Putinit para se të lindte vajza e tyre e parë, Maria.
Në vitin 1986 erdhi ne jetë vajza e tyre e dytë, Yekaterina. Ajo lindi në Dresden, ku Putini, me familjen e tij, ishte vendosur për shkak të punës së tij lidhur me inteligjencën e huaj.
Në vitet ’90-të, e gjithë familja kishte nga ato veshjet sportive me ngjyra që janë bërë sinonim i dekadës së parë post-Sovjetike. Të gjithë i vishnin ato: Nxënëset e shkollës, atletët, pensionistët, valltarët – dhe madje edhe presidenti i ardhshëm.
E duket se xhuboksi me ngjyra nuk u hodh menjëherë, pasi ai i veshi përsëri edhe kur kostumet e biznesit filluan të zinin gjithnjë e më shumë hapësirë në veshjet e tij.
Sidoqoftë, herë pas here, ai përsëri do të shfaqej me një pallto ngjyrë kafe lëkure, me një orë dore të madhe si dhe me një çantë ngjyrë kafe.
Shumë shpejt Putini duhej të merrte punën e tij të parë në administratën shtetërore – ai u bë këshilltar i kryetarit të Këshillit të Qytetit të Leningradit, Anatoly Sobchak, dhe më vonë, zëdhënës për punët e jashtme në zyrën e kryetarit të qytetit: Ai filloi takimin dhe bisedimet me biznesmenë të huaj.
Një ditë, kostumet me ngjyra do të zhdukeshin përgjithmonë.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Russia Beyond