2490 persona në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë në fundjavë pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.
433 të tjerë janë gjobitur me të njëjtën masë pasi janë kapur në makinat e tyre private me persona jashtë rrethit familjar pa masat mbrojtëse ose në mjetet e transportit publik.
Tre subjekte janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë të reja pasi janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë.
Me nga 10 mijë lekë të reja janë gjobitur 27 persona që janë kapur duke ecur në këmbë pas orës 20:00 të mbrëmjes.