Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Vlorë/ Humb jetën një tjetër nga të plagosurit, tre të tjerët në gjendje të rëndë


Një tjetër nga të rinjtë që u aksidentua pasditen e djeshme në autostradën Vlorë-Fier, ka humbur jetën në spital.

Përmes një njoftimi, policia e Vlorës deklaron se ka humbur jetën një 20-vjeçar, Fori Duraj i cili kishte mbetur i plagosur dhe ndodhej në spital, ndërsa sqaron se janë arrestuar të dy shoferët e mjeteve që janë përplasur.

 “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtues mjetesh: Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘Benz’, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.”- njofton policia.

Nga aksidenti tragjik, humbi jetën në vendngjarje 18-vjeçari Ermir Tare, teksa më pas gjeti vdekjen në spital dhe 20-vjeçari, Fori Duraj.

Tre të plagosurit e tjerë, Rei Leskaj, K.Dori, si dhe drejtuesi i mjetit me inicialet Q.D., ndodhen ende në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *