Presidenti amerikan Joe Biden e ka gjetur veten në vështirësi të premten, ndërsa po përpiqej të lexonte fjalimin e tij në prompter.
Siç shkruajnë mediet amerikane, Biden ndodhej në Hjuston për të vizituar zonën e prekur nga moti i keq i javës së kaluar.
Por në një moment u duk se kishte probleme të lexonte fjalimin e tij, pasi nisi të hapte e mbyllte sytë disa herë.
Ai po lexonte emrat e anëtarëve demokratë të Kongresit dhe pasi e pa që s’mundej dot tha: “Çfarë po bëj unë këtu?”.
“Përfaqësuesit: uh, Sheryl – Shirley Jackson Lee.”– tha Biden por e kishte fjalën për Sheila Jackson Lee.
Ai vazhdoi: “Al Green, Sylvia Garcia, Lizzie Pinneli – më falni, Pinell dhe, uh! Çfarë po bëj unë këtu?”- tha Biden duke iu kthyer mënyrës më të sigurt, letrës që kishte përpara në podium.
Ai nisi të kërkonte në fletë se në çfarë pjese e kishte ndërprerë fjalimin: “Unë do ta humbas këtu, dhe, uh, um – Kryetari i Bashkisë Turner, Gjykatësja Hidalgo, uh, faleminderit të gjithëve që na mirëpritët.”– tha Biden i cili më pas fitoi siguri në vete dhe filloi të fliste më me lehtësi.
Videoja e xhiruar nga ky moment i sikletshëm i presidentit amerikan u bë virale në rrjet.
— holly wiley (@hollyjayewiley) February 27, 2021