Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi jep bilancin për protestat pas vrasjes së Klodian Rashës: 46 policë të dëmtuar, 578 protestues të proceduar


Në seancën e sotme plenare, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të personave të hetuar, arrestuar e ndaluar, pas protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha pak muaj më parë.

Çuçi tha se protestuesit ishin të moshave të ndryshme duke nisur nga 12 vjeç, por sipas tij nuk ka pasur dhunim të të miturve.

 “Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona.”– tha Çuçi.

Sjellim ndërmend se 25-vjeçari Klodian Rasha u vra në Tiranë nga një efektiv i Policisë së Shtetit më 8 dhjetor 2020, pasi ishte vënë në ndjekje për shkak se kishte dalë natën jashtë orarit të përcaktuar. Vrasja e tij shkaktoi protesta në Tiranë e në mbarë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *