Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Darëzezë të Fierit, ku një i moshuar është gjetur i mbytur në një kanal me ujë. Sipas policisë, 71-vjeçari me inicialet K.M ka qenë duke peshkuar.
“Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur.
Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.