Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë provë për funksionimin e demokracisë në Shqipëri


“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare. Ne do ua këshillojmë këtë shteteve anëtare për ta realizuar sa më shpejt këtë konferencë me Shqipërinë.” – tha Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi sot.

Ai e bëri deklaratën në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e Politikës së Jashtme Borrel e kryeministrin Rama në Bruksel.

Ndër të tjera Varhelyi tha se Tirana ka ecur përpara në fushën e së drejtës si dhe në fusha të tjera. Ai ceku edhe zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri duke thënë se ato janë kyçe dhe provë për funksionimin e demokracisë shqiptare.

“E dimë që së shpejti do ketë zgjedhje parlamentare. Shprehëm shpresën se do jenë të lira e tëndershme, do kemi provën e parë të funksionimit të demokracisë shqiptare. Inkurajuam Shqipërinë të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës, sepse rezultatet janë të rëndësishme për të bindur shtetet anëtare për të celur negociatat.” – pohoi Varhelyi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *