Vetëm një javë na ndan nga afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve dhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive politike, që të mos presin datën e fundit – 8 Marsin.
Kjo sipas Celibashit për t’i dhënë kohën e duhur KQZ-së për të administruar dokumentacionin, ndërsa u bën thirrje partive gjithashtu që të zgjedhin kandidatë me integritet.
“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore.”– shkruan Celibashi në një postim në Twitter.
Afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve është më 8 Mars.