Kryeministri Rama e kreu i opozitës Bashës kanë zgjedhur fotot sot për të shpërndarë mesazhet, teksa vendi është në ritmet e fushatës elektorale.
I pari që publikoi një foto ishte kryedemokrati Basha, i cili shfaqet me simbolin e PD-së, dy gishtat e ngritur lart drejtuar një çifti që udhëtonte me një mjet privat.
“Në rrugën e ndryshimit, në rrugën e suksesit, në rrugën e fitores!” – shkruan Basha në mesazhin shoqërues të fotos.
Kryeministri Rama nga ana e tij ka zgjedhur Instagramin për të hedhur foton e tij.
Ai ndodhet në Bruksel ku është takuar me zyrtarë të lartë të BE-së lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare.
Në foton e publikuar, Rama shfaqet i ulur në vitrinën e një dyqani me telefon në vesh, ndërsa sipas mesazhit shoqërues të pamjes shfaqet i shqetësuar për vendin, teksa përdor shprehjet e Shqipërisë së Mesme kur shkruan: “Alo! Ca ka nai gjo anej?”