Ministrja e Shëndetësisë tha se qeveria po punon për të siguruar vaksina me vendet e tjera partnere.
Manastirliu e bëri deklaratën në Kuvend teksa njoftoi mbërritjen në vend të një tjetër sasie vaksinash kundër pandemisë Covid-19.
“Po punojmë për kontrata të tjera dypalëshe, si pjesë e një plani kombëtar për vaksinimin. Kemi më shumë se 13 mijë të vaksinuar. Kemi vijuar vaksinimin e stafeve mjekësore dhe të moshuarve në mbarë vendin.” – tha ndër të tjera Manastirliu.