Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me LSI-në, Basha: Ka ardhur koha të bashkohemi


Pas marrëveshjes së koalicionit paszgjedhor me LSI-në, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ka ardhur momenti që të gjithë të bashkohen për të garantuar fitoren e 25 Prillit.

“Të dashur bashkëkombës, sot nis me një hap para, Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot, koalicioni ynë. Ndaj gjatë javëve të fundit të Shqipërisë, në çdo drejtim me ane të të cilit fiton Shqipëria.

Gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet. Për ekonominë, arsimin, turizmin, shëndetësinë, dhe luftën dhe krimin e organizuar. Me këtë ndryshim fillon ndryshimi, fiton Shqipëria.

Këto janë plane pune që do të ndryshojnë jetën e gjithsecilit prej jush. Ka ardhur çasti që të bashkohemi. Të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë me rrugë dhe të garantojmë fitoren e 25 prillit, fitoren e zgjedhjeve.”– tha Basha.

Sot Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, firmosën marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor për zgjedhjet e 25 prillit.

Dy forcat politike opozitare, kanë rënë dakord të garojnë me dy lista në zgjedhje ndërsa firmosjen e marrëveshjes e kanë bërë përmes një ceremonie solemne, me betim e me këndimin e himnit të flamurit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *