Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetësit e vrasësit të ekstremit të majtë përplasen keqazi me policinë në Athinë (Video)


Përplasjet kanë shpërthyer midis policisë së Athinës dhe protestuesve që mbështesin një vrasës të burgosur të ekstremit të majtë, i cili u shtrua në spital pas një greve të gjatë urie.

Oficerët vendosën gazra irritues në një përpjekje për të shpërndarë turmën në një stacion të metrosë.

Përleshjet midis dhjetra protestuesve të krahut të majtë dhe forcave të zbatimit të ligjit shpërthyen në Athinën qendrore në fundjavë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë policinë dhe turmën e zemëruar duke u futur në një përplasje në hyrje të stacionit të metrosë. Autoritetet vendosën gazra irritues ndërsa u përpoqën të shtynin protestuesit në stacion. Demonstruesit, nga ana tjetër iu kthyen policisë më sende dhe bombola zjarrfikëse.

Vendi fqinj ka parë një seri protestash të fundit në mbështetje të Dimitris Koufontinas, një vrasës i dënuar i grupit të ekstremit të majtë, i cili po vuan dënime të shumta përjetë për vrasjet e tij.

Koufontinas, i cili u shpall fajtor për vrasjen e 11 personave, kërkoi një transferim nga një burg i sigurisë së lartë në Domokos, i vendosur në Greqinë qendrore, në burgun Korydallos në Athinë, në mënyrë që ai të ishte afër familjes së tij. Sidoqoftë, transferimi u hodh poshtë e vrasësi i dënuar më pas hyri në grevë urie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *