Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video nga plani për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës.
Përmes këtyre pamjeve, tregohet projekti me trenat 3D që lëvizin në këtë hekurudhë.
Rama thotë se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim,
“MIRËMËNGJES
dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”– shkruan Rama.
Bëhet fjalë për një investim 90.45 milionë euro.