Vendosni fjalën kyçe....

Meta bën paralajmërimin: Nëse vidhet një votë do pritet një dorë


Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri një paralajmërim të fortë mbi zgjedhjet e 25 prillit.

Meta tha se nëse preket një votë do pritet një dorë.

Kreu i shtetit më tej dha një mesazh edhe për drejtuesit kryesorë të opozitës duke thënë se nuk do shtyhen zgjedhjet përtej 25 prillit.

Ndërkohë bëri një paralajmërim se nëse vidhet një votë do pritet një dorë.

Zotit Basha dhe znj.Kryemadhi u kam bërë të qartë së zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, pavarësisht se mund te provokohen apo nëse do këtë ndonjë përpjekje për grusht shteti.

Nuk më intereson fare çfarë ka bërë zonja Kryemadhi. Ajo që nuk ia fal zonjës Kryemadhi si kryetare e LSI-së, është lënia e mandateve në Parlament. Në demokraci nuk ka asnjë cm boshllëk dhe çdo boshllëk që e lë opozita shkon në interes të kapjes së pushtetit.

Unë jam në krye të shtetit. Mua më intereson që vota e qytetarit të jetë e barabartë.

Vetëm referendumi i 25 prill i çel negociatat. Zgjedhjet janë çdo gjë. Këtë duhet ta kuptoj çdo qytetar. Çdo qytetar i shet votën nuk ka të drejtë t’i kërkojë atij që e qeveris nesër llogari. E dyta, çdokush që nuk shkon të votojë nuk ka të drejtë të ankohet.

Më 25 prill do t’ia bëjmë me dije CNN, Al Jazera se jemi popull shqiponjash dhe jo popull sorrash.

Një votë po u prek, do pritet një dorë.”-theksoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *