Vendosni fjalën kyçe....

“Nga dorëheqja nëse fiton sërish Rama te prerja e dorës për çdo votë të vjedhur dhe mesazhi për opozitën”-deklaratat e forta të Metës


Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Frontline” në News 24 bëri disa deklarata të rëndësishme lidhur me rolin e tij përpara zgjedhjeve por edhe në zhvillimet politike të vendit.

Kreu i Shtetit vuri theksin te zgjedhjet e lira dhe bëri disa paralajmërime mbi procesin dhe mbarëvajtjen e tij.

Meta tha se është i gatshëm të bashkëpunoj me çdo parti për mbrojtjen e zgjedhjeve.

2 marsi ishte një moment zgjimi mbarëkombëtar. Tani jemi në një proces që kulmon më 25 prill, kur do shenjtërohet: vota e lirë dhe paprekshmëria e Kushtetutës. Në rast se do t’i thërrisja edhe njëherë shqiptarët, si më 2 mars, kam qenë i bindur, se nuk do t’i përmbaja dot. Zotit Basha dhe znj.Kryemadhi u kam bërë të qartë se zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, pavarësisht se mund të provokohen apo nëse do ketë ndonjë përpjekje për grusht shteti. Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo parti për mbrojtjen e zgjedhjeve.”-deklaroi Presidenti.

Meta theksoi se zgjedhjet do të bëhen, edhe pse mund të ketë provokime.

“Si mund të ketë njeri më të nderuar se unë në Shqipëri, që jam ulur në karrigen e numrit një të shtetit. Karrigia e presidentit i takon popullit dhe unë i shërbej popullit. Ky është një zhvillim në të drejtën e partive. Unë një gjë i kam bërë të qartë Bashës dhe zonjës kryemadhi. Zgjedhjet do të bëhen, pavarësisht se ata mund të provokohen. Zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, askujt të mos i shkojë mendja të bëjë grusht shteti. Kemi qenë në grusht shteti pa pushim, ka të bëjë me kapjen e shtetit. Zgjedhjet do bëhen më 25 prill. Çdo shqiptar të tregojë përgjegjësi për veten, për familjen dhe atdheun”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se nëse qytetarët nuk kanë kë të votojnë, do kenë dikë që të ndëshkojnë.

Basha dhe Kryemadhi kanë bërë një gabim shumë të rëndë. Të mos presin zgjedhje suedeze dhe daneze, unë jam gati të bashkëpunoj me ta për të mbrojtur zgjedhjet. Ajo që nuk i fal zonjës Kryemadhi si kryetare e LSI-së është lënia e mandateve në parlament. Në demokraci nuk ka asnjë centimetër pas, sepse boshllëqet plotësohen. Prandaj, sot është situatë kaq dëshpëruese. Unë jam president dhe më intereson që vota e presidentit dhe vota e çdo qytetari në Shqipëri të jetë e barabartë. Çdo shqiptar, në këtë moment historik, për shtetin tonë që ka degraduar turpshëm në 100 vjet, të përfundojmë ne 10 vjet mbrapa Serbisë dhe Malit të Zi për negociata  e zgjedhjet janë çdo gjë. Vota e lirë është çdo gjë e çdo qytetar që shet votën, s’ka të drejtë të kërkojë gjë, sepse është shitur si lopë. Kush nuk voton s’ka të drejtë ankohesh. Ka nga ata që thonë se s’kemi kë të votojnë. Dikë për të ndëshkuar nuk ke, për të ndëshkuar. Trimi vdes njëherë”- tha Meta.

Kreu i shtetit më tej dha një mesazh edhe për drejtuesit kryesorë të opozitës duke thënë se nuk do shtyhen zgjedhjet përtej 25 prillit. Ndërkohë bëri një paralajmërim se nëse vidhet një votë do pritet një dorë.

Zotit Basha dhe znj.Kryemadhi u kam bërë të qartë së zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, pavarësisht se mund te provokohen apo nëse do këtë ndonjë përpjekje për grusht shteti. Nuk më intereson fare çfarë ka bërë zonja Kryemadhi. Ajo që nuk ia fal zonjës Kryemadhi si kryetare e LSI-së, është lënia e mandateve në Parlament. Në demokraci nuk ka asnjë cm boshllëk dhe çdo boshllëk që e lë opozita shkon në interes të kapjes së pushtetit. Unë jam në krye të shtetit. Mua më intereson që vota e qytetarit të jetë e barabartë. Vetëm referendumi i 25 prill i çel negociatat. Zgjedhjet janë çdo gjë. Këtë duhet ta kuptoj çdo qytetar. Çdo qytetar i shet votën nuk ka të drejtë t’i kërkojë atij që e qeveris nesër llogari. E dyta, çdokush që nuk shkon të votojë nuk ka të drejtë të ankohet. Më 25 prill do t’ia bëjmë me dije CNN, Al Jazera se jemi popull shqiponjash dhe jo popull sorrash. Një votë po u prek, do pritet një dorë.”-theksoi Meta.

Meta ndër të tjera bëri dhe “një bast të fortë” mbi rezultatin e zgjedhjeve duke thënë  se nëse Rama merr 71 mandate pa prekur votën ai do japë dorëheqjen si President dhe do kalojë në opozitë.

Kreu i Shtetit thotë se nëse ndodh kjo do të thotë se nuk ka lidership në opozitë.

N.q.s ai merr 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe do kaloj në opozitë sepse kjo do të thotë që nuk ka lidership dhe do të mbledh të gjithë partitë. Ama n.q.s preket një votë se shqiptarve atëherë këtu ndryshon”-deklaroi Meta./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *