Parlamenti ka miratuar dhënien e 2.42 miliardë lekëve KQZ-së për të mundësuar identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit. Tenderin si kompania e vetme në garë për këtë gjë e fitoi Smartmatic, një kompani e lidhur me Fondacionin Soros.
Po kështu në seancën e sotme u miratua emri i Lega Bungos si kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Javën e shkuar Kuvendi miratoi tre emrat e rinj të këtij këshilli pasi kishte rrëzuar në seancat e mëpërparshme tre emra të tjerë.
Vlen të përmendet fakti se regjisori Lega Bungo është babai i anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo.