Një minator është plagosur rëndë në minierën e Bulqizës. I lënduari është 55-vjeçari Agron Gjeta i cili është dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Sipas policisë, minatori është jashtë rrezikut për jetën.
Pak ditë më parë në minierën e Bulqizës humbi jetën minatori 49-vjeçar, Fiqiri Karaj, i cili u godit nga një masiv gurësh teksa punonte në galeri. Karaj la pas bashkëshorten e tre vajza.
Njoftimi
“Rreth orës 12.40, duke punuar brenda në një miniere kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A. Gj., i cili po transportohet për ndihmë mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”