Vendosni fjalën kyçe....

Rama ndërhyn papritmas në pyetjen ndaj Borrell në Bruksel: E rëndë të dëgjoj këtë gjë, për shitblerjen e votës në Shqipëri ka 20 të ndaluar


Kryeministri Rama është shprehur i habitur lidhur me pyetjen e gazetares Erisa Zykaj, lidhur me atë që Brukseli do i kërkojë Tiranës mbi akuzat për shitblerjen e botës në Shqipëri.

Pasi shefi i Politikës së Jashtme, Borrell e Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi thanë se BE-ja është e qartë mbi kërkesën e saj për hetimet e shpejta mbi këto akuza, papritmas fjalën e mori kryeministri Rama.

Ai tha se ishte i habitur lidhur me pyetjen e gazetares shqiptare, duke theksuar se në Shqipëri ka mbi 20 persona të dyshuar për këtë çështje dhe procesi është në zhvillim e sipër.

Në përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild lidhur me zgjedhjet në Dibër e Durrës, shfaqen duke komunikuar kryeministri Rama, ish-kryebashkiaku i Durrësit Dako, ish-ministrat Gjiknuri e Tahiri e deputetë të Partisë Socialiste. Deri tani për shitblerjen e votës janë ndaluar disa persona, por asnjëri prej tyre i profilit të lartë.

“Është e rëndë të dëgjoj në gjuhën time një deklaratë kaq të pabesueshsme, se askush nuk është hetuar lidhur me pretendime për shitblerjen e votës. Ka 20 persona të dyshuar nga të gjitha partitë dhe është në proces gjykimi.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *