Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj shpjegon marrëveshjen me LSI-në: Maksimalizon votat, në disa qarqe mund të ketë kandidatë të LSI-së në listat e PD-së


Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj në emisionin “Opinion” shpjegoi marrëveshjen e arritur mes koalicionit të PD-së dhe LSI-së.

Rushaj tha se është një marrëveshje që maksimalizon rezultatin dhe frymën se shumica e shqiptarëve janë bashkë kundër Edi Ramës.

E para është një marrëveshje fakti, që formalizon atë që PD dhe LSI kishin rënë dakord edhe mesazhi politik që jepet është i rëndësishëm që shqiptarët janë bashkë kundër Edi Ramës.

Kushtetuta është e qartë që i referohet koalicionet apo partive që kanë shumicën e mandateve në Kuvend. Llogaria elektorale nuk është thjesht matematikë. Ne kemi ardhur në këtë vendim pas diskutimeve por edhe pas sondazheve në terren dhe kjo e maksimilizon rezultatin”-tha Rushaj.

Rushaj foli edhe për diskutime me partitë e tjera që kanë dalë nga PD-ja duke thënë se nuk ka pasur negociata me ta edhe pse nga selia blu kanë qenë të hapur për bashkëpunim edhe pse nga pala tjetër nuk ka pasur interes.

Kjo është gjë e përfunduar tashmë pasi mbaroi koha për formalizimin e koalicioneve. Me këto parti nuk është bërë negociata. Ne kemi qenë të hapura por këto parti nuk kanë qenë të interesuara”-deklaroi Rushaj.

Pyetjes nëse ka një përafrim të programit mes dy forcave Rrushaj iu përgjigj duke thënë se marrëveshja u shoqërua nga diskutime paraprake me të cilat angazhimet në fushatë do përkthehen në bashkëqeverisje pas zgjedhjeve.

Më tej Rrushaj nuk përjashtoi që në disa qarqe kandidatë nga LSI-ja të jetë në një listë me PD-në.

Në marrëveshje janë edhe parimet e marrëveshjet dhe për të ardhur deri aty ne kemi diskutuar për të gjetur një pikë të përbashkët dhe për të bërë realitet angazhimet e fushatës më pas në qeverisje.

Kandidatiët e LSI-së do jenë pjesë në listën e PD-së dhe kjo do jetë për të optimizuar votën e opozitës që vota të kthehet në mandate. Koalicioni që sot kemi firmosur është përgjigje ndaj asaj që ne e konsiderojmë që vendi ka. Dëmi më i madh është prishja e rendit institucional. Qasja jonë do të risjellë edhe demokracinë përfaqësuese, do jetë një vetëkufizim i pushtetit për shkak të numrit të partive që janë në koalicion”-tha Rrushaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *