Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i politikës së jashtme në BE: Partitë në Shqipëri të shmangin polarizimin e skajshëm gjatë fushatës


Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell, ka thënë se Brukseli do e mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit.

Borrell e bëri deklaratën gjatë konferencës së përbashkër për shtyp në Bruksel me kryeministrin Rama e Komisionerin për Zgjerimin, Varhelyi.

Ai bëri thirrje që në zgjedhjet e 25 prillit të garojnë kandidatë me integritet si dhe theksoi që partitë politike duhet të shmangin polarizimin e skajshëm.

“Do ju japim një mbështetje të paprecedentë dhe Këshilli i Sotëm ishte një mundësi për të kuptuar se si jemi ne në marrëdhënien tonë, ne përgëzuam Shqipërinë për zbatimin e Reformave, vecanërsht të sundimit të ligjit. Në zgjedhjet e 25 prillit, theksojmë që emrat e kandidatëve të jenë me integritet, është një nga aspektet kyçe, ne kemi një mesazh për të gjitha palët politike, integrimi në BE duhet të jetë një objektiv i të gjithëve, polarizimi i skajshëm nuk është i mirë dhe nuk është në interesin e shqiptarëve, por presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas kuadrit negociues.” – tha Borrell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *